10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

DEBATI MES XHENNETIT DHE XHEHENNEMIT!!

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

“Xheneti dhe zjarri po polemizonin, kështu që Zjarri tha:
“Unë jam zgjedhur që të hyjnë tek unë mendjemëdhenjtë dhe të fuqishmit!”

Xhenneti tha: “Ç’është puna ime që tek unë nuk futen përveç se të dobëtit dhe të shtypurit!”

Allahu i tha Xhenetit:
“Ti je mëshira Ime, me të cilin e mëshiroj kë të dua nga robërit e Mi.”

E Zjarrit i tha:
“Ti je dënimi Im, me të cilin dënoj kë të dua nga robërit e Mi!

Secili prej jush ka banorët e tij.
Xhehenemi, nuk do të mbushet derisa Allahu i Lartësuar të vendosë këmbën e Tij në të (Xhehennem), gjerë sa ai të përpuqet mes vete e do të thotë: “Mjaft, mjaft!”

Allahu nuk do t’i bëj zullum askujt nga krijesat e Veta.
E sa i përket Xhenetit, Allahu do të krijojë krijesa për të!”

Buhariu dhe Muslimi.

Kush e mbron shaminë e motrave tona, apo ndonjë urdhër tjetër të Allahut, Allahu e bëftë prej banorëve të Xhennetit,
e kush kundërshton shaminë apo ndonjë urdhër të Allahut, Allahu i dhashtë hakun që e meriton!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit