17.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Davutoglu: Stabiliteti politik, sekreti i rritjes ekonomike

Më të lexuarat

“Në qoftë se ne jemi rritur në një kohë që bota është në krizë, sekreti i kësaj është stabiliteti politik. Turqia është një ishull stabiliteti në mes të rrethit të zjarrit”, tha Kryeministri Ahmet Davutollu në Kongresin e Tregtisë dhe Industrisë mbajtur të mërkurën në Ankara.
 
Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) mori pjesë në Kongresin e 8-të të Tregtisë dhe Industrisë organizuar në Unionin e Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB). Në fjalën që mbajti këtu Davutollu tha se në periudhën e qeverisë së tij eksportet kanë arritur në nivelin e 160 miliardë dollarëve, duke shtuar se këtej e tutje stimulimet ekonomike nuk do të jenë vetëm në bazë të qyteteve, por do të përgatiten paketa stimulimi edhe për njësitë administrative më të vogla.

Pjesëmarrësit nga qytetet e zonës juglindore të vendit në fjalimet që mbajtën në kongres iu referuan shpesh procesit të zgjidhjes, u shpreh shefi i qeverisë së Ankarasë. “Procesi i Zgjidhjes” nuk është vetëm një projekt politik e kulturor. Ai është një projekt i madh ekonomik, është një projekt i madh socioekonomik dhe është një nga fushat që jep kontributin më të rëndësishëm në zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Kryeministri Davutollu.

Në fjalën e tij përshëndetëse Davutollu u ndal edhe në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në fillim të qershorit. “Zbatimi i një ekonomie zgjedhore do të ishte një kurth për partinë e tij në pushtet, ashtu siç do të ishin të tilla për edhe opozitën bërja e premtimeve të parealizueshme”, shtoi ai.
“Ne si parti AK ekonominë zgjedhore nuk e kemi zbatuar gjatë 12 viteve që kemi qenë në pushtet.

Ne do të deklarojmë një program qeverisjeje që zgjatet deri në 2023”, tha Davutollu.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit