16.6 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Danimarka u kërkon OJQ-ve palestineze kthimin e donacioneve

Më të lexuarat

Autoritetet daneze kanë njoftuar se i japin fund bashkëpunimit me organizatën joqeveritare palestineze Women Affairs Technical Commitee.

Autoritetet daneze kanë njoftuar se i japin fund bashkëpunimit me organizatën joqeveritare palestineze Women Affairs Technical Commitee (WATC), duke kërkuar nga kjo organizatë t’i kthejë ndihmat që Danimarka i ka dhuruar më parë.

Nga Ministria e Jashtme e Danimarkës kanë njoftuar se WATC ka fshehur nga ministria disa të dhëna lidhur me një qendër grash palestineze në qytetin Burqa në Bregun Perëndimor.

Siç thuhet në deklaratën e ministrisë, arsyeja për ndërprerjen e bashkëpunimit është se WATC ka fshehur se në qendër ka dhënë emrin e një gruaje të cilën Danimarka e konsideron terroriste dhe ka treguar atë grua si shembullore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit