9.5 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Dallimi mes Indisë nën muslimanë dhe asaj nën britanikë

Parajsa dhe ferri në dy lloj sundimesh, njëri 800 vjet, tjetri 100

Më të lexuarat

Muslimanët sunduan Indinë për 800 vjet, gjatë të cilave indianët gëzonin siguri, drejtësi dhe barazi pavarësisht nga diversiteti i feve dhe kulturave të tyre, dhe gjatë të cilave India u bë xhevahiri i botës për sa i përket pasurisë, tregtisë, qytetërimit dhe shkencës.

Britanikët sunduan Indinë vetëm për një shekull dhe kryen masakra të tmerrshme mbi popullin e saj dhe morën jetën e miliona indianëve, shumica e të cilëve ishin muslimanë. Ata plaçkitën burimet e saj nëpërmjet “Kompanisë së Indisë Lindore”, duke shkaktuar trembëdhjetë murtaja urie që morën jetën e dhjetëra miliona indianëve, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Historiani Mike Davis pohon se politikat imperialiste britanike “shpesh ishin ekuivalenti amoral i një bombe të hedhur nga 5000 metra”. Britanikët ndezën konflikte midis popullit indian dhe shkaktuan vrasjen e miliona njerëzve midis grupeve të ndryshme etnike.

Në librin e tij “Trashëgimia e sundimit musliman në Indi”, faqja 31, historiani i famshëm indian Kishori Saran Lal, thotë: “Dallimi midis pushtimit islam (Mughal) të Indisë dhe pushtimit britanik ishte si ndryshimi midis parajsës dhe ferrit. Ndërsa muslimanët ishin të interesuar për përparimin e Indisë në shkencë, arkitekturë dhe tregti, dhe e bënë Indinë vendin më të pasur në botë, britanikët ishin të interesuar vetëm për të plaçkitur burimet e Indisë dhe për të skllavëruar popullin e saj. Ata shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve të saj në luftërat koloniale të Britanisë së Madhe”/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit