13.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Dalin gënjeshtrat e Artan Grubit (VIDEO)

Më të lexuarat

Video materiale të reja nga e enjtja e javës së kaluar në Kuvend zbulojnë shpifjet e deputetit të BDI-së, Artan Grubi, rreth pozicionit të Lëvizjes Besa gjatë votimit të kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
Në këto video materiale shifet se deputetët e Lëvizjes Besa jo vetëm që kanë qenë prezent në Kuvend gjatë votimit për kryetarin e Kuvendit, por edhe kanë votuar pro ndryshimit të rendit të ditës, respektivisht kalimin në votim për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Më pas Besa nuk e votoi Xhaferin për arsye parimore të cilat i kishte bërë të qarta më parë, por qëndroi në sallë për të legjitimuar zgjedhjen e tij.

Ndryshe, deri sa i gjithë opinioni publik ishte i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Ziadin Selës, Artan Grubi nëpër media të ndryshme gënjente se Besa nuk ishte në sallë për votimin e Talat Xhaferit. Grubi e shfrytëzoi hutinë e opinionit dhe mungesën e informatave për të shpifur dhe përfituar politikisht. Por gjithçka po demantohet dita ditës, me daljen e video dëshmive ku shihet se Lëvizja Besa ka qenë në Kuvend gjatë votimit të Talatit, ndërsa Artan Grubi në momentin kur fillon dhuna del nga salla pa u sulmuar nga huliganët, madje duke përshëndetur djalin e Mijallkovit.

https://www.facebook.com/clickmacedoniaa/videos/1180650875380490/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit