15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Daçiq: Suksesi i Millosheviqit, Rezoluta 1244 dhe Republika Srpska

Më të lexuarat

Kryetari i socialistëve të Serbisë, Ivica Daçiq ka përmendur rolin e Slobodan Milosheviqit dhe për këtë ai e ka përmendur Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën si sukses të madh.

Trashëgimia më e madhe e Slobodan Milosheviqit është pjesëmarrja e tij në krijimin e Republikës Srpska dhe për këtë arsye Serbia ka detyrim ta ruajë RS-në.

Kështu ka thënë kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq në Banjallukë, në 23 vjetorin e themelimit të partisë Socialiste të Republikës Srpska.
“Për Slobodan Milosheviqin sigurisht se do të ketë mendime të ndryshme sikur dhe për të gjithë njerëzit në funksione në atë kohë, porse themelimi i Republikës Srpska, dhe roli që pati në të është e arritura e tij më e rëndësishme. Parti ka shumë, por është vetëm një Republika Srpska. Për këtë arsye, Serbia e ka për borxh të qëndrojë krah popullit serb dhe ta mbrojë Republikën Srpska”, ka thënë ai, njofton Veçernje Novosti, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se SPS dhe SPRS formalisht nuk janë e njëjta parti, por ndërmjet tyre ka lidhje të ngushta e bashkëpunim.

Edhe pse deri vonë në parti e akuzonin se po heq dorë nga Milosheviqi, Daçiq, kohëve të fundit, gjithnjë e më shpesh po thirret në trashëgiminë e ish- kryetarit të Serbisë.

Krahas meritës që ia njeh për Marrëveshjen e Dejtonit, ai për meritë ia numëron edhe miratimin e Rezolutës 1244 OKB-së, me të cilën, sipas medieve të Beogradit, Kosova konsiderohet pjesë e Serbisë.

Për ish-liderin serb ai ka folur edhe në konventën e SPS-së në të cilën mysafir special ka qenë nipi i Milosheviqit, Marko.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit