7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Daçiq: Në maj takime tjera me Prishtinën

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se në muajin maj në Bruksel do të mbahet takim i ri me përfaqësuesit e Prishtinës.

“Sipas njoftimeve që vijnë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, në muajin maj na presin takime të reja”, ka thënë Daçiq para gazetarëve në Beograd.

Daçiq ka thënë se ai bashkë me nënpresidentin e Qeverisë, Aleksandër Vuçiq, nesër do të takohet edhe njëherë me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, duke shtuar se nga takimi i fundit nuk ka ndryshuar asgjë dhe se referendumi mbi marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohet, në afatin më të shkurtër të mundshëm.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund të presë me muaj për zbatimin e marrëveshjes.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizimin e raporteve më 19 prill në Bruksel, por, ende nuk ka nisur zbatimi i saj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit