17.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

CSTO do të vendosë trupa paqeruajtëse në Kazakistan

Më të lexuarat


Këshilli i Sigurisë Kolektive të CSTO-së (Armenia, Rusia, Uzbekistani, Taxhikistani dhe Kirgistani) ka vendosur të dërgojë paqeruajtës në Kazakistan.

Kështu deklaroi kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili më tutje tha se trupat do të qëndrojnë për një kohë të kufizuar deri sa të stabilizohet situata në atë vend.

Sipas presidentit kazak Kasim Jomart Tokayev, bandat kapën pesë aeroplanë në qytetin më të madh të Kazakistanit, duke përfshirë edhe aeroplanë të huaj.


Vazhdojnë trazirat dhe grabitjet në kryeqytetin Almaty ndërsa policia ka nisur një operacion të posaçëm antiterrorist.

Kujtojmë se trazirat filluan disa ditë më parë pas shtrenjtimit të çmimit të gazit dhe karburanteve.

Ndryshe, qeveria ka dhënë dorëheqje ndërsa deri më tani raportohet për dhjetëra të vdekur. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit