Çmenduritë e këtij pastori: justifikimi me Bibël i krimeve ndaj palestinezëve

Më të lexuarat

Mike Huckabee: Misioni im, që SHBA të jenë në favorin e Zotit nëpërmjet bekimit të Izraelit(!!!)

Mike Huckabee, një pastor protestant ungjillor dhe ish-guvernator i Arkansasit, ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Izrael që nga prilli 2025. Huckabee është një fanatik fetar i krahut të djathtë që ka një urrejtje të fortë për Palestinën. Ai ka bërë vazhdimisht deklarata që trondisin publikun. Tani ai ka shkuar një hap më tej duke pretenduar se misioni i tij si ambasador i SHBA-së në Izrael është të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të jenë në favorin e Zotit nëpërmjet bekimit të Izraelit, duke pranuar kështu se misioni i tij është t’i shërbejë Izraelit.

“A ka ndonjë shkrim të shenjtë, për shembull, ambasador, që mund të përmbledhë ose përcaktojë misionin tuaj këtu?”, e pyeti gazetari ambasadorin Huckabee.

“Mendoj se është Zanafilla 12:3. Zoti do t’i bekojë ata që e bekojnë Izraelin dhe do t’i mallkojë ata që e mallkojnë Izraelin. Kam shumë shkrime të shenjta, por sa i përket punës sime këtu, rolit tim, aktiviteteve të mia të përditshme, nuk më shpëton kurrë nga ideja se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të duan bekimin e Zotit, jo mallkimin e tij. Dhe ne mund të kemi njërën ose tjetrën, por nuk mund t’i kemi të dyja. Dhe nëse duam bekimin e tij, ne do ta bekojmë Izraelin. Nëse nuk duam bekimin e tij dhe jemi të gatshëm ta pranojmë mallkimin, atëherë do ta mallkojmë Izraelin. Ne duhet të bëjmë një zgjedhje.”

 

Prej fjalëve të çmendura të këtij pastori, ku në thelb është shpifja për Zotin, duke ia atribuuar Atij padrejtësinë e tyre kriminale – larg është Zoti i Madhëruar prej kësaj – kuptohet se përse skota e tyre janë zhytur në zullum ndaj një populli në tokën e tij. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit