10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çka thotë rezultati i sondazhit në lidhje me formimin e Asociacionit?

Më të lexuarat

Një organizatë e mirënjohur për matjen e opinionit publik ka kryer një matje në raport me çështje të ndryshme me mbi një mijë të intervistuar, që kryesisht lidhen me dialogun Kosovë – Serbi, specifikisht Asociacionin.

Margjina e gabimit të këtij sondazhi është 3%.

Në këtë sondazh, janë dhënë pesë deklarata me tri opsione të përgjigjeve:  Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak dhe Nuk e di/refuzoj të përgjigjem.

Pyetja u shtrua se a pajtoheni me deklaratat e më poshtme:

Komuniteti serb në Kosovë i ka të drejtat e garantuara

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 77.1%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 16.5% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 6.4%

Kryeministri Albin Kurti, nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajednica)

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 77.9%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 16.2% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 6.1%

Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (Zajednica)

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 75.9%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 18.4% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 5.7%

Kuvendi i Kosovës, duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashihet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe (Zajedenica).

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 68.1%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 21.3% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 10.6%

Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Pajtohem plotësisht/pajtohem deri diku janë përgjigjur me 26.2%, Nuk pajtohem deri diku/Nuk pajtohem aspak 66.1% kurse Nuk e di/refuzoj të përgjigjem me 7.7%/RTV Dukagjini/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit