14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka ndodhi gjatë festimeve në Kosovë dhe Maqedoni?

Më të lexuarat

Festimet për ndërrimet e motmoteve, me gjithë zhurmën dhe shpenzimet materiale, nuk kanë lënë aspak pa  shkaktuar koston edhe në njerëz.

Në Kosovë, sipas Nergjivane Halimit, mjekës kujdestare në Emergjencën në QKUK, se prej orës 19:00 me dhjetëra qytetar kanë kërkuar ndihmë mjekësore. “Prej orës 19:00 kemi 13 raste me mjete piroteknike – lëndime të gishtave të duarve. Një e kemi edhe me lëndim të fytyrës. Kemi po ashtu aksidente komunikacioni. Prej tyre një është në gjendje të rëndë në mjekim intensiv. Raste tjera që kemi zakonisht ne janë lëndime në shtëpi, sëmundje të sistemit kardiovaskular, lëndime të ekstremiteteve gjatë rrëzimit”,u shpreh mjekja kujdestare në Emergjencë, Nergjivane Halimi.

Në Maqedoni, ndërrimi i motmoteve është regjistruar me shumë aksidente dhe rrahje. Nga aksidentet bilanci është 15 të lënduar , ndërsa nga rrahjet e një grupi janë lënduar 7 persona.
Sipas Dr. Andrea Gavliloviq, mjekut kujdestar në Qendrën Emergjente të Shkupit, gjatë natës së Vitit të Ri 56 pacientë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që kanë marrur. Ndërsa në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike gjatë natës janë pranuar 52 pacientë edhe atë 9 persona janë rrahur nga incidenti në një lokal nate, tre në ndeshje komunikacioni dhe 3 persona tjerë janë lënduar nga fishekzjarrët.

Këto janë informacionet e para që kemi marrë deri në këtë kohë. Do ti përditësojmë sa po të kemi informatat e tjera më të hollësishme. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit