7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Cipa – Dorian Balliu

Më të lexuarat

Nga Dorian Balliu

Ndoqa mbrëmë emisionin “Opinion” që trajtonte me shqetësim ligjin e ri që parashikonte masa ndëshkimore për marrëdhëniet me shumë gra, dhe vura re një sjellje të paarsyeshme, që në fakt e kam vënë re edhe në emisione të tjera, -për fat të keq në Shqipëri zhvillohen shumë emisione, të cilat në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë vlerë, madje shpesh përcjellin antivlera, dhe një pjesë jo e vogël bëhet me porosi për të sulmuar politikisht individë që armiqëson pushteti, siç dëshmoi vet Arben Ahmetaj, një njeri shumë pranë pushtetit, i cili edhe vet me siguri ka sulmuar shumë njerez me porosi-, le të kthehem tek shqetesimi që dua të ngre në këto pak rreshta, që të mos shpërqendrohem nga thelbi, mbrëmë vura re që të gjithë janë të shqetësuar se ligji i ri mund të përfshijë edhe një person të martuar por që edhe bashkëjeton me një grua tjetër, pra ka një grua dhe një të dashur, ose një person që ka një grua dhe shumë të dashura, ose që nuk është fare i martuar por bashkëjeton me shumë të dashura njëkohësisht, dhe duken aspak të shqetësuar që ligji përfshin personat e martuar me më shumë se një grua, kësaj kategorie ka gati një muaj që i bëjnë gjyq moral me porosi.

Në një farë mënyre duket sikur duan të thonë; dënojeni me ligj martesën me shumë gra por çfarë keni me ne që nuk duam të martohemi me shumë gra por duam të kemi shumë dashnore?! Por kaq troç nuk e thonë dot sepse do të kuptohej që ligji është selektiv dhe me porosi, gjë që në fakt merret me mend edhe pa e thënë ata.

Elita kulturore është prekur në laicitet prandaj është bërë agresive, sepse ajo është e korruptuar moralisht, dhe si e tillë nuk e ka moralin të bëjë moral, është kapur në flagrance prandaj është hedhur e tëra në sulm për të mbrojtur laicitetin prej letre. Elita kulturore është totalisht e korruptuar prandaj është bashkuar për të mbrojtur amoralen, në thelb vetveten.

Por kjo që po ndodh këto ditë në vendin tonë më kujton ngjarjen e popullit të Lutit. Edhe  populli i Lutit e dinte që sjellja e tij ishte e korruptuar por nuk hoqi dorë sepse joshja e së keqes e kishte mundur arsyen e shëndoshë, prandaj ata i thanë Lutit “Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”, pra ata ishin të ndërgjegjshëm që moralisht ishin të korruptuar, megjithatë Luti u përpoq t’i ndërgjegjësojë dhe ju tha: “frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri të arsyeshëm?” pra vihet re qartë se Luti ju kujton Zotin nëse mes tyre ka njerëz që turpërohen para Zotit, por në qoftë se turpi prej Zotit nuk e frenon paturpësinë, mbetet arsyeja e shëndoshë siguresa e fundit përpara se cipa të plasë, prandaj edhe Luti ju kujton atyre “A nuk ka midis jush një njeri të arsyeshëm? me shpresën se mes tyre do të gjëndet një njeri që nuk e ka korruptuar ende arsyen dhe do t’i frenonte ata nga kjo paturpësi, sepse një njeri i arsyeshëm nuk mund të bëjë vepra të tilla.

Elita kulturore në vendin tonë sillet sot njësoj si populli i Lutit. Ajo e di që çfarë kërkon është e pamoralshme por asaj i kanë vdekur dy arsyet që e frenojnë njeriun të sillet me paturpësi; droja prej Zotit dhe arsyeja e shëndoshë, dhe kur kjo ndodh njeriu sillet si një i dehur dhe merr veç të dëfrehet. “Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!”.

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit