20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Cili është gjykimi i atij që kërkon vdekjen?

Më të lexuarat

Pyetje: Cili është gjykimi i kërkimit të vdekjes?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): I Dërguari i Alalhut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar që njeriu të dëshirojë (kërkojë) vdekjen për shkak të ndonjë dëmi që e ka goditur.

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Nëse ai duhet ta dëshiroj patjetër atë, atëherë le të thotë: “O Allah, më mbaj të gjallë për aq kohë sa jeta është e mirë për mua, dhe më bë të vdesë kur vdekja është e mirë për mua”. Buhariu dhe Muslim

Kjo nuk bie ndesh me fjalën e Merjemes radijAllahu anha: “Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” Merjem, 23, sepse ky nuk është kërkim i vdekjes, por ajo dëshironte që të kishte vdekur para se të ndodhte kjo gjë.

Po ashtu dhe fjala e Jusufit alejhis selam: “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si mysliman dhe më shoqëro me punëmirët (në botën tjetër)!” Jusuf, 101.

Nuk është kuptimi se ai kërkon prej Allahut vdekjen, porse ai i lutet Allahut që të vdesi në këtë gjendje, pra, të vdesë musliman. Kështu që kjo nuk bie ndesh me ndalesën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për kërkimin e vdekjes.

“Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 18

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit