10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Cili është detyrimi i parë mbi krijimin?

Më të lexuarat

Pyetje:

Cili është detyrimi i parë mbi krijimin?

***

Përgjigje:

Detyrimi i parë mbi krijimin është gjëja e parë në të cilën thirren ata. Pejgamberi ﷺ ia shpjegoi Muadh Ibn Xhebelit kur e dërgoi atë për në Jemen, dhe i tha: “Vërtet ti po shkon tek njerëzit e Librit, kështu që gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh është të dëshmojnë që s’ka Zot [të vërtetë] përveç Allahut, dhe që Muhamedi është i dërguari i Allahut…” [Transmeton Buhariu dhe Muslimi] Pra, ky është detyrimi i parë mbi robin [e Allahut], që ai ta veçojë Allahun [në adhurim] dhe të dëshmojë për të dërguarin e Tij ﷺ i cili erdhi me Porosinë [e Islamit]. Dhe, me anë të veçimit të Allahut dhe dëshmimit të të dërguarit të Tij, njeriu realizon dëlirësinë e qëllimit dhe ngjitjen [për mësimet e të dërguarit], të dyja nga të cilat janë kushte për pranimin e të gjitha formave të adhurimit.

Kështu, ky është detyrimi i parë mbi robin [e Allahut], që ai ta veçojë Allahun [në
adhurim] dhe të dëshmojë për të gjithë të dërguarit e Tij, të cilët erdhën me porosinë e
njëjtë. Pra, dëshmimi që s’ka Zot [të vërtetë] përveç Allahut, përfshin teuhidin [të veçosh
Allahun për adhurim] në tërësinë e vet.

 

Fikh el-Ibadat, pyetja 4, faqe 18

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit