Ndriçime
Dikur, problemi më i madh ishte mungesa e dijes. Librat ishin të pakët, qasja në dije ishte e kufizuar dhe vetëm pak njerëz mund të arrinin tek burimet e dijes.
Por sot, jetojmë në një kohë ku çdo gjë është e bollshme: libra, artikuj, ligjërata e kurse nga universitetet më të mëdha në botë Harvard, Stanford apo Oxford të gjitha të arritshme me një klikim të vetëm.
Megjithatë, sfida nuk është më tek mungesa e burimeve… por tek ne vetë:
1️⃣ Mungesa e përqendrimit është bërë monedha më e rrallë e kohës sonë.
2️⃣ Paaftësia për të duruar monotoninë dhe për të kapërcyer vështirësitë emocionale është pengesa kryesore që na ndalon të mësojmë diçka të re.
Dija është para nesh si një det i hapur. Pyetja e vërtetë është: a kemi durimin dhe përqendrimin për të notuar në të?
Dr. Halid ed-Drejis
