12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Cila është pasaporta më e fuqishme në botë?

Më të lexuarat

Sipas Indeksit të Pasaportave, që paraqet numrin e vendeve që bartësit e pasaportave mund të hyjnë pa viza ose e sigurojnë vizën pas mbërritjes, ata që zotërojnë një pasaportë gjermane mund të futen më lehtë.

Gjermania renditet në vendin e parë si vendi që mund të vizitoj lirisht 161 shtetet me pasaportën që nuk kërkon një vizë.

Lista vazhdon me Singaporin që ishte në vendin e parë vitin e kaluar me 160 vende e ndjekur nga Suedia me të njëjtin numër të shteteve.

Shqipëria është ngritur në renditje në vendin e 49-të, sepse tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 96 vende të botës.

Ndërkohë, indeksi tregon rezultate të këqija për ata që zotërojnë pasaportë amerikane. Që prej emërimit të presidentit Trump, amerikanët janë bërë më pak të mirëpritur në të gjithë globin, me një rezultat prej 157 dhe prapa 18 vendeve të tjera.

Në fund të listës? Renditet Afganistani, me një rezultat prej 23.

Renditja e re e Top 10 Pasaportat më të Fuqishme:

1. Gjermania – 161
2. Singapori – 160
3. Suedia – 160
4. Danimarka – 159
5. Finlanda -159
6. Italia – 159
7. Spanja – 159
8. Mbretëria e Bashkuar – 159
9. Luksemburgu 158
10. Franca – 159

 

/PasaportIndex

Përgatiti KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit