25.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Çfarë treguesish janë këto?

Më të lexuarat

Kur presidenti Biden personalisht e publikon ofertën për marrëveshje edhe pse jo e qartë tërësisht, të cilën e ka ofruar Izraeli;

Kur presidenti Biden kërkon nga ndërmjetësuesit, sidomos katarianëve, të bëjnë presion ndaj Hamasait që të pranojë këtë marrëveshje;

Kur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë insiston që Hamasi të pranojë këtë marrëveshje;

Kur shtatë shtetet e mëdha industriale edhe Unioni Evropian në deklaratat e tyre zyrtare kërkojnë nga Hamasi që të pranojë këtë marrëveshje;

Kur e thonë se do shkojnë në këshillin e sigurimit, po pasha Allahun ashtu thonë, për të nxjerrë rezolutë e cila do e detyron Hamasin të pranojë marrëveshjen, sikur të ishte Hamasi antare e OKB;

Krejt kjo e ka veç këtë domethënie:

  • Assesi nuk është qëllimi të ruhet pozita politike e Netanjahut;
  • As frika nga humbja e Bidenit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, humbje e cila përafërsisht është e sigurtë.
  • As për sytë e kaltër të palestinezëve;
  • As për të mbrojtur gjakun e derdhur të banorëve të Gazës, i cili është derdhur rrëke sikur të ishte lum, e as për të ruajtër shtëpitë e tyre të cilat tërësisht u shkatërruan nga bombardimet sioniste;
  • Por krejt ky insistim është vetëm për një arsye, madje mund edhe të jem i bindur qindpërqind, se kjo është arsyeja e vetme, e ajo është fillimi i shkatërrimit psikologjik, organizativ edhe luftarak i ushtrisë okupatore, gjë që do shkaktojë demontimin e këtij shteti të imponuar dhunshëm në këtë vend dhe afrimin e zhdukjes së tij.

Ah! sikur të kishte pasur shtete arabe?!Ah! sikur të kishte pasur popuj arab?!

Ah! sikur arabët që jetojnë brenda shteti Izraelit edhe ata që janë në bregun perëndimorë t’i ishin përgjigjur kushtrimit të Tufanit të Aksasë?!

Do ndryshohej fytyra e botës, madje edhe krejt historia!

    #gazetriumfon #freepalestine

    - Advertisement -spot_img

    Më tepër

    Të fundit