14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Çfarë lë njeriu zakonisht amanet?

Më të lexuarat

Nga shenjat që aludojnë për rëndësinë e namazit është po ashtu fakti se, kur një njeri vdes, ose kur ndodhet në sëmundjen e vdekjes, çfarë është ajo që zakonisht lë amanet? U lë amanet atyre që i ka pranë vetes gjërat që ai i konsideron më të rëndësishmet. Ngase, për shkak të dashurisë që ka për ta, i këshillon me gjërat më të rëndësishme.
Kësisoj, në sunenin e Ebu Davudit, është shënuar hadithi i Ali ibn Ebu Talibit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i cili ka thënë: “Fjala e fundit e të Dërguarit të Allahut ﷺ, derisa ishte në sëmundjen e tij të vdekjes, ishte: “Namazin,… namazin,… dhe ata që i keni në pronësi!”
Pra, Pejgamberi ﷺ ishte ai që na donte ne dhe e donte umetin e tij, e po të mos ishte përkushtimi i tij ﷺ për ne, s’do të na këshillonte për namazin në momentet e fundit të tij, por tha: “Namazin,… namazin,… dhe ata që keni nën pronësi!”
O vëlla, sa herë të shkosh për namaz, kujtoje amanetin e Pejgamberit ﷺ, kujtoje se ai ta ka lënë amanet: “Namazin,… namazin,… dhe ata që keni nën pronësi!”


#Ibrahim_Sekrani
#Namazi #porosia_e_fundit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit