21.7 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

Më të lexuarat

LUTJA PËR LARGIMIN E ANKTHIT DHE TRISHTIMIT
اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ، ابْنُ عَبْدِكَ، ابْنُ أَمَتِكَ، نَاصِيَتِي بِيَدِكَ، مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ، عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ، أَسْأَلُكَ بِكُــــلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ، سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ، أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ، أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ، أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الغَيْبِ عِنْدَكَ، أَنْ تَجْعَلَ القُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي، وَنُورَ صَدْرِي، وَجَلَاءَ حُزْنِي، وَذَهَابَ هَمِّي.

All-llãhumme, innĩ ’abduke, ibnu ’abdike, ibnu emetike! Nãṣijetĩ bi jedike! Mãḍin fijje ḥukmuke! ’Adlun fijje ḳaḍãuke! Es’eluke bi kul-lismin huwe lek, semmejte bihi nefsek, ew enzeltehu fĩ kitãbike, ew ‘al-lemtehu eḥaden min ḣalḳike ew iste’therte bihi fĩ ‘ilmil ġajbi ‘indek, en texh’alel Kur’ãne rabĩ’a ḳalbĩ, we nũra ṣadrĩ, we xhelãe ḥuznĩ, we dhehãbe hemmĩ!

(O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ndodh! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë: që ta bësh Kuranin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të trishtimit tim dhe heqës të ankthit tim!).[1]

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْهَمِّ وَالْحَزَنِ، وَالْعَجْزِ وَالْكَسَلِ، وَالْبُخْلِ وَالْجُبْنِ، وَضَلَعِ الدَّيْنِ وَغَلَبَةِ الرِّجَالِ.

All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike minel hemmi wel ḥazeni, wel ‘axhzi wel keseli, wel buḣli wel xhubni, we ḍale’id-dejni we ġalebetirr-rrixhãl.

(O Allah! Më mbroj nga shqetësimi dhe trishtimi, nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika, nga rëndimi i borxhit dhe shtypja e njerëzve!).[2]

[1]Ahmedi. Albani thotë se hadithi është i saktë.

[2]Buhariu. Profeti ﷺ e thoshte shpesh këtë lutje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit