10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çfarë duhet të bëni kur Allahu fillon t’ua testojë besimin duke ua marrë pasurinë dhe shëndetin?

Më të lexuarat

Çfarë duhet të bëni kur Allahu fillon t’ua testojë besimin duke ua marrë pasurinë dhe shëndetin?

“Ne kemi dërguar (Pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam më skamje e mjerim, ashtu që të përulen.” El-En’am: 42

Është fakt i padiskutueshëm se Allahu e teston besimin e muslimanëve duke ua marrë shëndetin dhe pasurinë apo duke i paralajmëruar se do t’ua marrë ato. Por, siç u pa në ajetin e sipërshënuar, në qoftë se muslimani e kalon sprovën me sukses, besimi i tij do të jetë më i fortë se që ishte para se të sprovohej. Gjëja e parë që do ta diskutojmë në këtë temë janë shembujt e përditshëm se si Allahu i Madhërueshëm na bënë të zgjedhim mes besimit dhe pasurisë dhe mos të marrim vendime të gabuara.

Sprova fillon në një moshë të re, p.sh., ju i jepni një pemëshitësi një valutë 5 euro dhe ai ua kthen kusurin prej 10 euro. Tani, ju duhet ta merrni një vendim të dytë, t’i merrni apo t’i lini ato. Duke u mplakur, detyroheni të zgjedhni në mes të marrjes dhe dhënies së interesit (kamatës) në marrëdhëniet me banka dhe institucione të tjera dhe kështu me radhë. Ja një mostër e pyetjeve që shfaqen në sprovën e jetës. Konsiderojeni këtë si një fletë mashtrimi, por sigurohuni ta dini përgjigjen kur t’u shtrohet pyetja në jetën tuaj.

Pyetja 1 – A të marrë një interes të thjeshtë në llogaritë e mia të kursimit?

Pyetja 2 – A të aplikojë për shtetësi në ndonjë shtet jo-musliman vetëm që të jem më stabil financiarisht?

Pyetja 3 – A ta bëjë këtë bast të vogël me miqtë e mi (nuk do t’i marrë të hollat prej tyre në rast se fitoj)?

Pyetja 4 – Nuk do ta dëmtoj atë në rast se nuk i tregoj për një fakt të caktuar rreth produktit tim (fakti nuk ka rëndësi aq shumë?

Mund të vazhdoj, por mendoj se e kuptuat çështjen tani. Sigurohuni ta dini se përgjigja ndaj të gjitha këtyre pyetjeve është një “JO” e theksuar. Mbajeni në mend gjithashtu se kur Allahu thotë se do t’i sprovojë besimtarët me frikën e skamjes, Ai në fakt e ka me të vërtetë atë që e mendon. Gjithashtu, mbajeni në mend faktin se sprova është e vështirë të kalohet dhe kërkimi i sakrificave të vërteta nuk përbën një justifikim valid për dështim, sepse në bazë të definicionit, sprova është e vështirë të kalohet dhe kërkon sakrifica të vërteta dhe vendime të rënda për t’u marrë.


Allahu i Lartësuar do t’ua sprovojë besimin përgjatë jetës përmes shëndetit dhe pasurisë. Përgatitu të sprovohesh, bëhu durimtar gjatë sprovës dhe mbajë në mend se fatet tona në këtë jetë janë ciklore dhe në të ka rënie dhe ngritje. Gjendja nuk do të mbetet e njëjtë. Nëse ke pësuar rënie, nuk do të thotë se nuk do të ngriteni, sepse pikërisht aty duhet të fillon përpjekja për t’u ngritur.

Përmbledhja e ajeteve sihariqe nga Kur’ani famëlart ju ndihmon gjatë kohërave të vështira në jetë

Kjo është ajo që titulli e sugjeron. Kur muslimanët përballen me vështirësi, fillojnë të bëjnë çdo gjë, prej dëgjimit të ilahive qetësuese, dëgjimit të Kur’anit, apo faljes së namazit dhe agjërimit. Dëshirova ta shtoja një zgjidhje tjetër në listë, dhe kjo është: “Përmbledhja e ajeteve sihariqe nga Kur’ani që ju ndihmon gjatë kohërave të vështira në jetë. Mund ta lexoni ashtu që të inspiroheni nga Vetë Allahu i Madhërishëm gjatë kohërave të vështira. Këto janë citime të drejtpërdrejta nga Kur’ani të cilat u ndihmojnë gjatë vështirësive. Surja Esh-Sherh (Fjalë inspiruese):

“A nuk ta hapëm ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde. E cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lartë famën tënde? E, pa dyshim se pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (Allahut) dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!” [Esh-Inshirah: 1-8)

Surja El-Hixhr (Motivim për mos’humbjen e durimit gjatë kohës së sprovave):

“E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhenete e mes burimeve. (U thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar nga vdekja). Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar. Ata aty nuk i godet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij. Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.” El-Hixhr: 45-49]

Surja El-Bekare (Allahu ju sprovon për shkak se e di se do ta përballoni fatkeqësinë):
“…Askush nuk ngarkohet më tepër, vetëm aq sa ka mundësin e tij…”[El-Bekare :233]

Surja El-Bekare (E tëra jeta është sprovë, vetëm mos u dorëzoni sepse ndihma është në rrugë e sipër):

“Po ju menduat se do të hyni në Xhenet, pa u provuar edhe ju shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e Allahut?” Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e Allahut është afër!” (El-Bekare: 214]

Surja El-Ankebut (A mund të më dëgjojë dikush, kjo është një sprovë, kjo është vetëm një sprovë):

“A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën, do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.” (ElAnkebut: 2-3]

/Muhamed Bilal Lakhan/ “Mësime jetësore nga Kurani famëlartë për muslimanët e shekullit 21”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit