4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Centralet bërthamore nga halli i gazit rus: çdo të bëjë Gjermania?

Më të lexuarat

Një “Jo” nga Berlini për kthimin pas

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, hodhi poshtë idenë e zgjatjes së funksionimit të tre termocentraleve të mbetura bërthamore gjermane, në mënyrë që të kursehet në gaz.

“Një kursim prej jo më shumë se dy përqind të gazit nuk është aq i madh sa për të rifilluar debatin rreth energjisë bërthamore, për të cilën ka një konsensus,” tha Habeck.

Termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë janë planifikuar të mbyllen deri në fund të vitit, siç parashikohet nga një ligj i miratuar nga qeveria e ish-kancelares Angela Merkel pas katastrofës në termocentralin bërthamor të Fukushimës të Japonisë në 2011.

“Nëse marrim parasysh se sa do të kursenin, do të ishte një vendim i gabuar”, beson Habeck.

Ai shtoi se mund të jetë i hapur ndaj idesë së zgjatjes së funksionimit të termocentralit bërthamor në Bavari, nëse do të jetë e nevojshme për stabilitet dhe furnizim me energji elektrike në dimër.

Bavaria është një motor i rëndësishëm i ekonomisë gjermane dhe është e varur nga termocentralet me gaz dhe ka disa termocentrale me qymyr dhe mullinj të mjaftueshëm me erë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit