17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Çdo i treti ka gjasë për t’u bërë i paaftë para se të dalë në pension

Më të lexuarat

Statistikat tregojnë se 1 në çdo 3 persona ka gjasa për t’u bërë i paaftë para se të dalë në pension. Dhe disa nga kushtet që e shtyjnë njeriun të humbasë punën janë:
– artriti
– dhimbjet në shpinë
– sëmundjet e zemrës
– kanceri
– depresioni
– diabeti

Kohët e fundit, ekspertët përfshinë në këtë listë edhe goditjen në tru – që është gjithashtu shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjeve kronike të mushkërive. Thuajse 800 mijë amerikanë pësojnë çdo vit 1 goditje në tru dhe në çdo 4 minuta, një amerikan vdes nga një goditje e tillë.

Tani, Shoqata Amerikane e Zemrës ka dalë me atë qe e quan “7 këshillat e thjeshta”, duke iu referuar 7 faktorëve shëndetësorë që ndikojnë në uljen e rrezikut për goditje në tru.

Shkencëtarët shqyrtuan për 5 vjet informatat mjekësore të rreth 23 mijë personave të moshës 45 vjeç e sipër dhe krijuan një lloj sistemi për shmangien e rrezikut bazuar në 7 kritere:

– Kontrolli i Tensionit të gjakut
– Kontrolli i Kolesterolit
– Të qenit fizikisht aktiv
– Kontrolli i sheqerit në gjak
– Kontrolli i peshës trupore
– Ngrënia e një diete të shëndetshme
– Mos pirja e duhanit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit