27.6 C
Pristina
E enjte, 5 Gusht, 2021

Çavusoglu përfundoi kontaktet në Trakinë Perëndimore, kaloi në Athinë

Më të lexuarat

Të dielën ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) shkoi në Greqi për një vizitë zyrtare dyditore, që përfshin Trakinë Perëndimore dhe Athinën.

Çavushollu mbërriti në aeroportin “Dimokritos” në Alexandroupolis me një avion zyrtar në kuadër të një vizite dyditore në Trakinë Perëndimore dhe në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Këtu kryediplomati turk u prit nga zv.ministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Önal, ambasadori i Turqisë në Athinë Burak Özügergin dhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Gymylxhine (Gümülcüne, Komotini), Murat Ömeroğlu.

Bashkë me delegacionin, Çavuşoğlu kaloi në Gymylxhine dhe në Konsullatën e Turqisë në Gymylxhine priti në një takim, Ibrahim Sherif (İbrahim Şerif) myftiu i zgjedhur i Gymylxhynes dhe kryetarin e Bordit Këshillues të Pakicës Turke në Trakinë Perëndimore dhe myftiun e zgjedhur të rajonit të Iskeçes (Ksanthi) Ahmet Mete. Gjatë takimit të tij me myftinjtë, Çavuşoğlu mori informacione lidhur me situatën e pakicës.

Në një postim në Twitter, pas takimit me myftinjtë, Çavushollu shkroi se “Punimet e myftinjve tanë sigurojnë një kontribut të madh për mbrojtjen dhe forcimin e unitetit dhe solidaritetit të pakicës turke”.

Pas takimeve në konsullatë, Çavushollu vizitoi shkollën e mesme të pakicës “Celal Bayar” në Gymylxhine (Komotini).

Në hyrjen e shkollës Çavushollu u prit nga nxënësit dhe mësuesit turq të shkollës, pastaj shëtiti dhe inspektoi ambientet e shkollës.

Gjatë ardhjes së tij, Çavuşoğlu u përshëndet dhe bëri fotografi me bashkatdhetarët që e prisnin përpara shtëpive të tyre. Ai u përcolli bashkatdhetarëve përshëndetjet e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan). Bashkatdhetarët e falënderuan Çavushollunë për vizitën në Trakinë Perëndimore.

Ministri Çavushollu më pas kaloi në fshatin turk Çepelli (Mishos) në Gymylxhine, ku mori pjesë në drekën e organizuar për nder të tij nga Bordi Këshillues i Pakicës Turke për Trakinë Perëndimore.

Pas përfundimit të vizitës në Trakinë Perëndimore, ministri Çavushollu kaloi në Athinë, ku do të marrë pjesë në darkën që shtrojë për nder të ti ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit