13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Çavuşoğlu: Jemi të shqetësuar me trysninë sistematike mbi turqit në Gjermani

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi sot në Berlin se trysnia sistematike ndaj diasporës turke në Gjermani nuk është në pajtim me politikën gjermane të integrimit

BERLIN (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi sot në Berlin se trysnia sistematike ndaj diasporës turke në Gjermani nuk është në pajtim me politikën gjermane të integrimit dhe se fushata e drejtuar kundër Turqisë është e papranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në mëngjes hapur kemi biseduar për fushatën negative sistematike kundër Turqisë, lidhur me atë se këtu presidentin tonë tentohet ta vënë në pozitë të personalitetit të urryer dhe mbi sulmet ndaj Turqisë, si dhe për faktin se në Gjermani lirshëm veprojnë PKK-ja dhe disa organizata tjera terroriste”, tha Çavuşoğlu pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Çavuşoğlu shprehu edhe shqetësimin e Turqisë për shkak të trysnisë sistematike ndaj diasporës turke në Gjermani gjatë vitit të fundit që, sipas tij, është në kundërshtim me politikën gjermane të integrimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit