20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Çavusoglu: Europa është intolerante ndaj të gjithëve që mendojnë ndryshe

Më të lexuarat

“Në të kaluarën njerëzit në Europë masakruan njëri-tjetrin vetëm se kishin mendime të ndryshme”, ka thënë Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu bëri të ditur se Evropa është intolerante ndaj të gjithëve që mendojnë ndryshe.

“Në të kaluarën njerëzit në Evropë masakruan njëri-tjetrin vetëm se kishin mendime të ndryshme. Jemi të shqetësuar se ato ditë do të kthehen”, ka thënë Çavusoglu.

Në seminarin me temë “Jo të gjitha llojeve të dhunës” të organizuar nga ana e degës rinore dhe të grave të Partisë AK në Antalya, Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu kritikoi qëndrimin e Evropës ndaj refugjatëve.

Duke e bërë të ditur se bota është themeluar mbi dashurinë, Ministri Çavusoglu tha: “Islami zbriti në sipërfaqen e tokës me dashuri. Ne përpiqemi për të parandaluar dhunën. Ku do të mbërrijmë me mbylljen e mureve përballë njerëzimit? Kjo nuk mjaftoi dhe në Siri u vranë 600 mijë njerëz. Në të kaluarën në Evropë, e cila quhet ‘djepi i qytetërimit’, njerëzit masakruan njëri-tjetrin vetëm se mendonin ndryshe. Jemi të shqetësuar se ato ditë do të kthehen. Këtë e them si një njeri, për këtë arsye dashuria dhe toleranca do të dalin në pah, jemi kundër çdo lloj dhune”.

Çavusoglu gjithashtu tha se njerëzimi duhet të jetë i solidarizuar, ndërsa shtoi se “Mjafton vetëm të dimë të ndajmë, bota na mjafton të gjithëve. Jemi duke monitoruar nga afër ato që jetohen në Arakan. Jemi duke bërë përpjekje për të gjetur mënyrë për ti ndalur lotët në Siri dhe Irak. Askush me mendje të shëndosh nuk do të zbatoj dhunë. Personat të cilët kanë besim në idetë e tyre e mbrojnë atë. Sot ata të cilët nuk arrin ta mbrojnë vizionin e tyre zbatojnë dhunën, kjo është njëjtë edhe brenda familjes edhe në mesin e terroristëve”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit