10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Britania dënon vendimin e Izraelit për konfiskimin e 8 mijë dynymëve tokë palestineze

Më të lexuarat

Britania e Madhe dënon vendimin e Izraelit për të konfiskuar 8 mijë dynymë tokë të Palestinës në rajonin e Luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme britanike thuhet se “Britania dënon fuqishëm vendimin e Izraelit për konfiskimin e më shumë se 8 mijë dynymëve tokë palestineze në Luginën e Jordanit”.

“Ky është sekuestrimi më i madh i tokës që nga Marrëveshja e Oslos në vitin 1994”, thuhet në deklaratën ku rikujtohet se Izraeli edhe më 29 shkurt shpalli planin e tij për të sekuestruar 2 mijë dynymë tokë.

Lidhur me konfiskimet theksohet se “Viti 2024 shënon një kulm të papranueshëm në sekuestrimin e tokës”.

Në deklaratë i bëhet thirrje Izraelit që t’u japë fund proceseve për të konfiskuar tokat palestineze. “Vendbanimet hebreje janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe vështirësojnë iniciativat e sigurisë dhe paqes për izraelitët dhe palestinezët”, thuhet në deklaratë.

Në lajmin e televizionit shtetëror izraelit KAN, u raportua se qeveria izraelite sekuestroi 8 mijë dynymë tokë në rajonin e luginës së Jordanit në Bregun Perëndimor, me pretendimin se ishte “tokë shtetërore”.

Toka e konfiskuar mund të përdoret për ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje, thuhet më tej.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor nën pushtim jetojnë rreth 720 mijë kolonë hebrenj. Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.
AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit