7.8 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

Bozdaë: Ndalimi i rrethprerjes(synetit) në Gjermani nuk ka asnjë lloj justifikimi

Më të lexuarat

Zv/kryeministri turk, Bekir Bozdaë deklaroi se vendimi i Gjykatës Rajonale të Këlnit në Gjermani, për ndalimin e rrethprerjes (syneti), nuk mund të ketë asnjë lloj arsyetimi.

“Ky vendim është një sulm i hapur ndaj lirisë së besimit dhe ndërgjegjes, por edhe ndaj të drejtave të prindërve mbi fëmijët”, theksoi Zv/kryeministri Bozdaë dhe vijoi me këto fjalë:
“Gjykatat nuk mund të japin urdhra dhe të vendosin kufizime në çështje fetare. Ato nuk mund t’i ndryshojnë, apo t’i mohojnë obligimet fetare. Të gjithë ata, që u besojnë të drejtave të njeriut, demokracisë, ligjit dhe mbrojnë lirinë e besimit dhe ndërgjegjes, duhet ta kundërshtojnë këtë vendim. E ftoj Gjermaninë të bëjë një ndryshim ligjor, që do t’i parandalonte gjykatat të asgjësojnë, mohojnë dhe shkelin obligimet fetare, të cilat njerëzit u besojnë.”/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit