11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

BotaSot – gazeta pro qeveritare që promovon frymën e urrejtjes për vite

Më të lexuarat

Gazeta “Bota Sot” është e njohur për vite si gazeta e LDK-së. Asnjëherë deri më tani nuk ka ndryshuar drejtimin e saj, vetëm se ajo promovon aq hapur klikën e atesitëve që janë Islamofob dhe anti Islamista të mëdhenjë.

 
Një shkrim i shkruar tani rishtazi tregon urrejtjen e thellë që kanë këta. Në artikullin “Xhamitë – rekrutues të terroristëve”, aty aq hapur promovohet që ti shfarosim këtë muslimanë, aq hapur bëhet thirrje për mos durim kombëtar e fetar dhe atë bëhet në një gazetë e lidhur fuqishëm me institucionet qeverisëse.

 
Gjykojeni vet a është nxitje e urrejtjes kjo apo jo: “Por qendra e së keqes, kanceri i shoqërisë sonë janë xhamitë. Xhamitë në Dardani, Shqipëri e Maqedoninë shqiptare ka kohë që janë bërë kazerma ushtarake islamike, minaret raketa shpërthyese kundër qytetërimit, ndërsa hoxhallarët oficerë zbulimi turko -arab e rekrutues të terroristëve për luftë kundër të gjithëve, sepse islami është në luftë kundër të gjithëve, por edhe në luftë me vetën.”
E gjithë kjo kalon në heshtje edhe pse kalon pranë “hundëve” të Qeverisë, ajo aq lirshëm frymon.

 

Problem janë vetëm myslimanët, ata bëjnë përçarje, ndërsa të tjerët e kanë liri të shprehjes. Çfarë është ky standard i dyfishtë? Kujt i shërben? Apo është vij qeveritare fyerja e muslimanëve?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit