Bota po pret nisjen e misionit Artemis 2, i cili u nis dje dhe konsiderohet një hap vendimtar në rikthimin e njeriut në Hënë, pas më shumë se pesë dekadash nga misioni i fundit me ekuipazh, Apollo 17.
Ky mision është pjesë e programit Artemis, i udhëhequr nga NASA, dhe synon të dërgojë katër astronautë në një udhëtim disa-ditor, gjatë të cilit ata do të rrotullohen rreth Hënës pa u ulur në të, si pjesë e testimit të sistemeve dhe teknologjive të reja përpara misionit të ardhshëm të uljes.
Anija pritet të lëshohet me një raketë të avancuar dhe do të ndjekë një trajektore që e largon nga Toka deri në rreth 400 mijë kilometra, duke e bërë një nga udhëtimet më të largëta njerëzore në hapësirë në dekadat e fundit.
Ekspertët theksojnë se suksesi i këtij misioni do të hapë rrugën për Artemis 3, i cili synon rikthimin e njerëzve në sipërfaqen e Hënës për herë të parë që nga viti 1972, me plane afatgjata për krijimin e një pranie të përhershme njerëzore atje.
Ky mision po ndiqet me interes të madh global, në një kohë kur gara ndërkombëtare për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapësirës po përshpejtohet, duke paralajmëruar një epokë të re të konkurrencës shkencore dhe teknologjike përtej Tokës.
🔴 Ndiqni transmetimin live 👇
