9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Bora mbulon herët Suedinë, Kanadanë dhe SHBA-në

Më të lexuarat

Fundjava e fundit e shtatorit i ka gjetur të mbuluara nga bora disa vende në botë.

Në mesin e tyre është edhe Kanadaja. Sipas Global News që në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Lethbridge të Kanadasë kanë rënë 45 deri 55 centimetra dëborë.

Në Twitter qyteti i Lethbridge ka paralajmëruar që shumë shërbime të qytetit do të anulohen të hënën.

E, borë ka rënë edhe në një veri të Suedisë.

Sipas The Local.se në Jukkasjarvi Norrbotten, gjatë natës të së hënës kanë rënë rreth 14 centimetra borë.

Ndërkaq në Montana të SHBA-së është shpallur emergjencë pas një stuhie bore. Sipas Sky News bora ka arritur në 61 centimetra duke shkaktuar kushte të rrezikshme të vozitjes./koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit