12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bimët e duhura për luftën ndaj stresin dhe ankthit

Më të lexuarat

Bimët kryesore të cilat ndihmojnë për të luftuar ankthet dhe stresin janë mënyra më e mirë që ju mund të përdorni pa dëmtuar shëndetin tuaj. Tre janë bimët kryesore që ju mund të përdorni në luftën kundër stresit si; Rrënja e sherbelës Kjo bimë posedon një vlerë të madhe shëruese, e përdorshme te shumë dhimbje. Përmban substancën kortizol, e cila i ndihmon më shumë trupit që të merret me stres dhe me ankthe. Për më shumë, normalizon funksionet e gjëndrave të veshkave, qetëson mendjen dhe nxit mendimin racional. Një pjesë të rrënjës së kësaj bime e përzieni me ujë të vluar. E vloni për gjysmë minute. Pas njëzet minutave e pini çajin duke ia shtuar një lugë mjaltë. Pasiflora Kjo bimë njihet për efektin e saj prej një sedativi. Përmban alkaloide dhe glikozide që kanë efekt qetësues dhe relaksues. Pasiflora përmirëson punën e sistemit nervor, siguron gjumë të qetë, largon stresin dhe ankthet. Merrni një lugë të vogël të lules së tharë dhe e vendosni në gotën me ujë, për qëndruar gjysmë ore. Livanda Kjo bimë me aromë të ëmbël ka vlerë të madhe në mjekësi. Përdoret në shërimin e dhimbjeve të trupit, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Ndikon mirë në psikikën e njeriut, zbut pagjumësinë, depresionin dhe ankthet. Shtoni një lugë të vogël me livandë të tharë në gotën me ujë të vluar, dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit