9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Beteja për Ishullin e Gjarpërinjve: fundi i një ëndrre ruse

Më të lexuarat

Ukraina mund ta kthejë luftën detare me marinën e saj jo shumë të madhe

Ishulli i vogël ukrainas ka qenë kyç për kontrollin e pjesës lindore të Detit të Zi që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit.

I vendosur 48 kilometra larg bregut, Ishulli i Gjarpërinjve u pushtua nga forcat ruse në ditën e parë të pushtimit.

Kontrolli mbi këtë ishull është i një rëndësie strategjike jetike, pasi mundëson kontrollin mbi ujërat drejt tre porteve tregtare të mbetura të Ukrainës, përfshirë Odesën, nga e cila, për shkak të bllokadës ruse, eksporti i drithit është i pamundur.

Ishulli u bë i famshëm për incidentin në të cilin marinarët ukrainas që ndodheshin në të dyshohet se i thanë një luftanije ruse “Pirdhu!”, kur ajo u bëri thirrje të dorëzoheshin më 24 shkurt.

Megjithatë, pas muajsh nën kontrollin rus, Moska njoftoi se ishte larguar nga ishulli, duke shënuar një fitore të rëndësishme për Ukrainën.

Rusia ka luftuar prej kohësh për të mbajtur kontrollin mbi ishullin, pasi forcat ukrainase e kanë sulmuar vazhdimisht atë me synimin për të detyruar armikun të tërhiqet.

Përpjekjet fillestare ruse për të krijuar një prani në ishull ishin pjesërisht të suksesshme.

Radarët e mbrojtjes ajrore dhe raketat kundërajrore ndihmuan në zmbrapsjen e sulmeve ukrainase, ndërsa rusët kërkuan ta kthenin ishullin në një kështjellë nga e cila do të ishin në gjendje të dominonin hapësirën ajrore dhe rrugët detare përreth.

Megjithëse sulmet ajrore ukrainase në ishull ishin të suksesshme, edhe pse Rusia ishte në gjendje të rrëzonte disa dronë të armatosur TB2.

Kjo është arsyeja pse Ukraina iu drejtua përdorimit të raketave kundër anijeve, të cilat kanë pasur një efekt të mirë kundër disa anijeve ruse.

Rasti më i famshëm i mbytjes nga raketat e lundrimit ukrainas lidhet me krenarinë e flotës ruse të Detit të Zi, anija “Moskva”, më 14 prill.

Kjo e ka detyruar Rusinë të tërheqë një pjesë të konsiderueshme të anijeve të saj jashtë rrezes së Ukrainës, por ka lënë të ekspozuar Ishullin e Gjarpërinjve, pasi duhet të furnizohet nga deti.

Një anije ruse, që transportonte mallra të vlefshme, municione, sisteme armësh dhe personel, u godit dhe u shkatërrua në qershor, duke e detyruar Rusinë të rimendonte pozicionin e saj në ishull.

Pavarësisht mbrojtjeve të forta, sulmet e rregullta ukrainase e bënë të paqëndrueshme pozicionin e Rusisë në ishull.

Ministria ruse e Mbrojtjes e përshkroi vendimin për t’u tërhequr si një “gjest vullneti të mirë” për të treguar se Moska nuk po pengon përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të nxjerrë grurin nga portet e Ukrainës.

Ukraina, nga ana tjetër, pretendon se ka dëbuar rusët pas një sulmi të madh mbrëmjen e së mërkurës.

“KABOOM!”, shkroi në Tëitter, Andriy Jermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyi.

“Nuk ka më ushtarë rusë në Ishullin e Gjarpërinjve. Forcat tona të armatosura kanë bërë një punë të shkëlqyer”.

Tani Ukraina ka mundësinë ta kthejë luftën detare kundër Rusisë me marinën e saj jo shumë të madhe.

Raketat e lundrimit kundër anijeve, të huaja dhe ukrainase, si dhe dronët e armatosur paraqesin rrezik për anijet e mbetura të flotës ruse të Detit të Zi.

Rrugët nga dhe për në Odessa, ende nën kontrollin e Ukrainës, do të jenë tani më të sigurta për anijet e huaja, të cilat do të jenë në gjendje të sigurojnë eksportin e sasive më të mëdha të drithit shumë të nevojshëm.

Aktualisht, ëndrra ruse për dominimin e Detit të Zi ka përfunduar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit