16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Besimi në Kaderin e Allahut – 2

Më të lexuarat

Ashtu siç e sqaruam, besimi në kader nuk e përjashton mundësinë që njeriu të ketë dëshirë në punët e tija, të cilat ai ka mundësi t’i zgjedhë dhe t’i veprojë, sepse feja dhe aktualiteti argumentojnë për këtë çështje.

Feja argumenton për këtë çështje në këtë mënyrë:

(ذَٰلِكَ الْيَوْمُ الْحَقُّ ۖ فَمَنْ شَاءَ اتَّخَذَ إِلَىٰ رَبِّهِ مَآبًا) 

” Ajo është Ditë e pashmangshme, e kush të dojë, le t’i kthehet rrugës te Zoti i vet.”

(Nebe: 39).

 

 

(نِسَاؤُكُمْ حَرْثٌ لَكُمْ فَأْتُوا حَرْثَكُمْ أَنَّىٰ شِئْتُمْ ۖ وَقَدِّمُوا لِأَنْفُسِكُمْ ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ وَاعْلَمُوا أَنَّكُمْ مُلَاقُوهُ ۗ وَبَشِّرِ الْمُؤْمِنِينَ) 

“Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afroheni arave tuaja si të dëshironi e paraqitni diçka për shpirtin tuaj (të mirë).

Dhe frikësojuni Allahut dhe dinie se do të takoheni me Te. (Ti o Muhammed)!

Sihariqoji besimtarët.”

(Bekare: 223).

(فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ وَاسْمَعُوا وَأَطِيعُوا وَأَنْفِقُوا خَيْرًا لِأَنْفُسِكُمْ ۗ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ) 

“Andaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. 

E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.”

(Tegabun: 16).

لَا يُكَلِّفُ اللَّهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا ۚ لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ ۗ .

” Allahu nuk e ngarkon askend përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bënë, kurse në dëm të tij është e keqja që e punon.”

(Bekare: 286).

Kurse, aktualiteti e argumenton këtë çështje në këtë mënyrë:

Secili njeri e dinë se ai ka dëshirë dhe mundësi të merrë diçka apo të lë diçka.

Njeriu e dinë dallimin mes asaj që bën me dëshirën e tij dhe asaj që ndodhë pa dëshirën e tij.

Ajo që bën me dëshirë, si psh: Ecja.

Ajo që bën pa dëshirë, si psh: Teshtitja.

Megjithatë, dëshira dhe mundësia e njeriut, ndodhin sipas dëshirës dhe mundësisë së Allahut.

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

(لِمَنْ شَاءَ مِنْكُمْ أَنْ يَسْتَقِيمَ) . (وَمَا تَشَاءُونَ إِلَّا أَنْ يَشَاءَ اللَّهُ رَبُّ الْعَالَمِينَ) .

“Për ata nga ju që duan rrugën e vërtetë.

E ju nuk mund të dëshironi (të drejtën), përveç atëherë kur dëshiron Allahu, Zoti i gjithë botërave!. “

(Tekuir: 28-29).

Dhe i gjithë universi është pronë e Allahut, dhe nuk ka mundësi të ndodhë diçka në pronën- mbretërinë e Tij pa dëshirën dhe diturinë e Tij.

 

Autor: Shejh Muhamed Salih Ibn Uthejmin, Allahu e mëshiroftë

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit