14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Besa Shahini nga Kosova emërohet Ministre e Arsimit në Shqipëri

Më të lexuarat

Pas protestave të studentëve në Shqipëri dhe këmbëngulësisë së tyre për tu plotësuar kërkesat e tyre, kanë ardhur edhe ndryshimet e para në Qeverinë e Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste (PS), ka bërë të ditur se Lindita Nikolla nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Arsimit.

Ai ka treguar se zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini nga Kosova do ta zëvendësoj Nikollën në Ministrinë e Arsimit.

Ndryshe, Besa Shahini ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit