14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Bërnabiç kritika për eurodeputeten Von Cramonin: Lobon për njohje të Kosovës

Më të lexuarat

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç,  në një reagim për mediat është shprehur se raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklarohet për të gjitha temat që kanë të bëjnë me Serbinë “pa marrë parasysh sa të brendshme janë”.

Bërnabiç pyetjes për  deklaratat e eurodeputetes rreth situatës në fabrikën kineze të gomave Linglong në Serbi, tha se  ajo po trajtonte të gjitha temat në Serbi, duke lobuar për njohje të reja për pavarësinë e Kosovës.

“Duke respektuar luftën kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke lobuar për njohje të reja të Kosovës dhe duke komentuar çështjen e punëtorëve vietnamez dhe kinez në LinglongPra, çdo gjë që mund të dëmtojë Serbinë, aty mund ta gjeni Viola von Cramon”, ka thënë aj.

Ndër të tjera kryeministrja serbe është shprehur se Von Cramon ndërhyri në punët e brendshme të Serbisë dhe mori pjesë në garën zgjedhore, në të cilën, siç tha kryeministrja serbe, ka të preferuarat.

Viola von Cramon tha një ditë më parë për mediat në Serbi se raportet shqetësuese mbi kushtet e rënda në të cilat vietnamezët jetonin dhe punonin në fabrikën kineze në Serbinë veriore ishin shqetësuese dhe duhet të hetohen thellësisht./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit