14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Berisha: Mos ju besoni atyre që na varfëruan KOSOVËN tonë

Më të lexuarat

Berisha: Mos ju besoni atyre që na varfëruan KOSOVËN tonë

Prishtinë, 30.05.2017

Varfëria është një problem që ka kapluar gjithë botën por në Kosovë kjo dukuri po vazhdon dhe po rritet çdo ditë e më tepër. Varfëria, nënkupton gjendjen e një individi që nuk i ka as kushtet elementare për jetë që çdo kush duhet ti ketë. Kosova e pas luftës nuk e mendonte që do të binte në këtë gjendje që çdo i dyti qytetar i Kosovës ta shpreh dëshiren për ta lënë atdheun jo përse ne nuk mund ti sherbejmë Kosovës por sepse Kosova nuk po na ofron mundesinë ti sherbejmë asaj me klasën politike të korruptuar që e kanë kapur peng Kosovën dhe nuk duan ta lëshojne me çdo kusht.
Partitë e tjera politike po I shkelin parimet e tyre liderët politik po e ulin vetën në atë nivel sa që spo ju intereson së pari dijniteti I tyre pastaj besimi I dhënë nga qytetarët vetëm që të mos mbeten jashtë kësaj loje te korrupsionit.

E gjithë kjo dukuri po ndodh për dy arsye:
1.Korrupsioni në masë të madhe dhe
2. Mungesa e vendëve të Punës.

A nuk është turp ta kerkojnë votën e qytetarit së pari ata që premtuan që do ta ndalojnë korrupsionin dhe do te hapin shum vende te punës dhe turp për ata që e kanë ndërmend ti votojnë përseri po ata njerëz që nuk I mbajtën premtimet por që e shkaterruan dhe me tepër Kosovën.
Ju lus para që të percaktoheni për cilen parti politike të votoni kujtoni aferat korruptive të qeverisë, kujtoni familjet në varfëri të skajshme që nuk ka ditë që nuk I shikojmë në televizione dhe në portale, kujtoni liderët dhe fëmijet e e tyre me luksin që e bëjne dhe që nuk ju interesojnë shtresat e ulëta të Kosovës, kujtoni familjet e dëshmoreve dhe martirëve që ende vuajnë për ushqim ditor edhe pse ata dhanë gjënë më të shtrenjtë për liri, kujtoni femrat e dhunuara në kohën e luftës që nuk interesohet askush të dijë për gjendjen e tyre emocionale dhe financiare, dhe më kryesorja mos e harroni Mitrovicen që lideret tanë nuk kanë guximin të shkojnë as deri tek ura! Mos u bëni objekte për liderët e korruptuar por të ju tregojmë së pari liderëve pastaj edhe botës se Kosovarët e dojnë një Kosovë të drejtë, një Kosove të paqes, dhe një Kosovë të integruar.
Besoj që me ndihmën e Zotit dhe vetëdijesimit të popullit ka ardhur koha qe ne tu japim një pergjijge liderëve politik që e kanë merituar shume kohë më parë dhe ajo pergjigje e jona te jetë me anë të votës dhe njerëzve të FJALES që nuk e shesin veten për interesa personale dhe që do të punojnë me ndershmeri dhe dijnitet.

Ofroni mundësi kuadrove të reja ofroni mundesi partisë FJALA 29-

Fatjona Berisha – Magjistre për Letërsi Angleze
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës nga Komuna e Gjakovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit