8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Bëhu luan, e jo dhelpër – Porosia e babait për të birin

Më të lexuarat

Një tregtar e dërgoi birin e tij për të bërë tregti në një qytet të largët. Derisa ро udhëtonte, e pa në rrugë një dhelpër të shtrirë, e cila dridhej nga uria e madhe. Djaloshi tha në vete: “Prej nga do të ushqehet kjo e ngratë?”

Në atë çast, u shfaq një luan i cili po mbante viktimën e tij në gojë. Me frikë të madhe, djaloshi u strehua në një vend dhe po e vëzhgonte luanin derisa e hëngri viktimën e tij duke lënë një pjesë që s’ hahet dhe u largua.

Dhelpra u ngrit dhe filloi të hante atë pjesë të mbetur që e la luani. Kur djaloshi e pa tërë këtë, vendosi ta ndjekë shembullin e dhelprës. U kthye tek babai i tij dhe ia rrëfeu çfarë kishte parë dhe si arriti të ushqehej dhelpra nga ushqimi i mbetur i luanit.

Babai i tij iu përgjigj duke i thënë: “Gabim e ke, biri im! Unë shpresoj që ti të jesh luan, e nga pjesa jote të ushqehen dhelprat, dhe më vjen rëndë të jesh dhelpër e cila duhet të ushqehet nga tepricat e ushqimit të luanëve”. Në këtë mënyrë, e ktheu në “rrugë të drejtë”.

/mësime frymëzuese 2/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit