21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Bashkëpunimi Asad-ISIS në linjën Hama-Idlib

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar Asadit në Siri ka mundësuar kalimin e qindra militantëve dhe dhjetëra automjeteve të blinduara të organizatës terroriste DEASH në rajonin në afërsi të Idlibit, duke hapur një korridor në linjën Hama-Idlib, raporton AA.

Sipas burimeve vendore, forcat e regjimit të Asadit kanë mundësuar kalimin e sigurtë të DEASH-it duke hapur korridor në Hama, që ndodhet në jug të Idlibit.

Autokolona e DEASH-it e cila përbëhej nga qindra militantë, 20 kamionëve dhe transportuesve të blinduar të personelit, tre tankeve me shpejtësi vazhduan drejt veriut.

Autokolona e DEASH-it arriti në fushën e cila ndodhet në pjesët jugore të Idlibit, në kufi me Turqinë, ku kryen sulme të papritura ndaj njërit prej grupeve ushtarake kundër regjimit sirin Hejet Tahrir Sham dhe disa strukturave opozitare.

DEASH-i i cili në sulmin e parë kishte humbur dominimin në fshatrat Semakijje, Tuffaha, Bijud, Mesluhijje, Kasr ibn Vardan dhe në pikën e kontrollit Endrin, ende mban nën kontroll rajonet Dush, Rihxhan dhe Um Mijal.

Përleshjet mes palëve ende vazhdojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit