10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Barometri Ballkanik: Papunësia, problemi më i madh i qytetarëve të EJL-së

Më të lexuarat

Barometri Ballkanik është sondazh vjetor i qëndrimeve, përvojave dhe mendimeve në ekonomitë të mbuluara nga strategjia e Këshillit të titulluar “Evropa Juglindore 2020”

Për qytetarët e Evropës Juglindore, Bashkimi Evropian (BE) paraqet mundësi për të “ikur” nga rajoni dhe për të gjetur një punë atje, ndërsa në anën tjetër, nga shtetet dhe qeveritë e rajonit nuk presin të punojnë në drejtim të përmirësimit të standardeve të jetesës, janë këto të dhëna nga Këshilli për bashkëpunim rajonal, i cili sot në Sarajevë prezantoi edicionin e këtij viti të barometrit Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Barometri Ballkanik është sondazh vjetor i qëndrimeve, përvojave dhe mendimeve në ekonomitë të mbuluara nga strategjia e Këshillit të titulluar “Evropa Juglindore 2020” (EJL 2020), të strategjisë për punë dhe prosperitet në perspektivën evropiane.

Barometri Ballkanik për herë të parë është publikuar në vitin 2015 ndërsa anketon 7.000 qytetarë dhe 1400 kompani nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia në një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me zhvillimin politik, socio-ekonomik dhe të biznesit, si dhe zhvillimin e klimës së investimeve, infrastrukturën dhe sundimin e ligjit.

Barometri Ballkanik, i cili për vitin 2016, kishte përfshirë edhe Moldavinë dhe Slloveninë, u publikua në dy pjesë: “Sondazh i opinionit publik”, i cili merret me qëndrimet e qytetarëve dhe “Sondazh i sipërmarrësve”, ku janë përmbledhur opinionet e kompanive.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Goran Svilanoviç theksoi se problemi më i madh, sipas sondazhit të kryer me qytetarët e Evropës Juglindore, është niveli i ulët i punësimit dhe papunësia e lartë.

Sipas tij, pjesa më e madhe e qytetarëve të anketuar në vende të ndryshme këtë problem e konsideron “problemi numër një”.

“Gjithkush thotë se ky është problemi më i madh, nuk ka asnjë dallim. Nuk ka dallim edhe ndaj problemit të dytë më të madh që është situata e e keqe e përgjithshme ekonomike. Për herë të parë kemi ngritje të perceptimit se korrupsioni është problemi i tretë më i madh, që është 15 përqind më shumë nga sondazhet e mëparshme. Gjithashtu, pothuajse çdo i dyti qytetar thoshte se ishte i gatshëm që të largohet nga vendi i tij në kërkim të punës. Papunësia dhe varfëria ende është shumë e përhapur në rajon, ku niveli i besimit në institucionet shtetërore është shumë i ulët”, tha Svilanoviç.

Interesante ishin pikëpamjet e qytetarëve të rajonit ndaj emigrantëve të cilët cilësohen kryesisht si negative. Sipas raportit, 47 përqind e të anketuarve kishin qëndrim negativ ndaj emigrantëve, ndërsa vetëm 11 përqind qëndrim pozitiv.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit