20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Banorët e Halepit thirrje për shpëtimin e fëmijëve

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i Shoqatës Mbrojtja e Njeriut dhe Vëllazërisë për Halepin (IMKANDER), Mecid Osman, në një deklaratë ka njoftuar se vazhdojnë të përshkallëzohen sulmet ajrore dhe tokësore ndaj popullatës civile të ndërmarra nga regjimi i Asadit dhe Rusisë në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u shprehur se është vështirësuar jeta e më shumë se 200 mijë civilëve që ndodhen nën rrethim pas intensifikimit të sulmeve në Halep, Osman ka vënë në dukje se në qytetin ku mungesa e ushqimit dhe medikamenteve ka arritur kulmin duhet të hapen sa më parë korridoret e ndihmave për të përballuar nevojat themelore ushqimore emergjente të popullatës.

Më tej Osman ka theksuar se përjetimet në Halep janë një dramë njerëzore dhe është shprehur se “Elementët ushtarakë të lidhur me Rusinë dhe regjimin e Asadit bombardojnë pa ndërprerje nga ajri dhe toka popullatën civile. Sulmet përshkallëzohen çdo ditë e më shumë. Aktualisht avionët luftarakë rusë kanë mbuluar qiellin dhe janë duke bombarduar. Këtu po përjetohet një dramë njerëzore dhe gjenocid. Spitalet tona janë shembur, ilaçet mungojnë dhe fëmijët tanë po përballen me vdekjen dhe mungesë të produkteve ushqimore.”

Ndër të tjera ai ka konfirmuar se forcat e organizatës terroriste PKK/PYD që kanë marrë nën kontroll lagjet e banuara kryesisht nga turkmenët kanë plaçkitur shtëpitë e banorëve.

“Forcat e organizatës terroriste PKK/PYD që kanë marrë nën kontroll lagjet e banuara nga ne turkmenët grabisin depot e ushqimeve dhe të ilaçeve ku ndodhen ndihmat që ne kemi për popullatën. Pasi kryejnë grabitjet na nxjerrin ne nga shtëpitë tona dhe i djegin ato. Kjo tregon urrejtjen dhe hakmarrjen që PKK/PYD ka kundër popullatës turkmene. PKK/PYD, duke u bashkuar me Rusinë dhe regjimin kryejnë gjenocid kundër nesh. Nga këtu i bëj thirrje të gjithë botës, shpëtoni fëmijët në Halep, shpëtoni të moshuarit në Halep, e vetmja pengesë për ne që të luftojmë janë fëmijët dhe të moshuarit këtu. Krahas ditëve të dimrit dhe mungesës së ushqimeve edhe bombardimet intensive e vendosin popullatën këtu në një situatë edhe më të mjeruar. Nga këtu i bëj thirrje kryesisht presidentit Recep Tayyip Erdoğan që të mos harrojë vëllezërit këtu në Halep, dhe Allahu i ndihmoftë të gjithë muslimanët e shtypur në Halep.”

“Lutuni për ne”

Ndërsa një prej punonjësve të shoqatës së ndihmave në Halep me origjinë turkmene, Ebo Gadap Firaz në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se më shumë se 200 mijë njerëz janë të rrethuar nga të katër anët nga ushtarët e regjimit të Asadit.

“Halepi është plotësisht i rrethuar. Dëshirojnë të mbysin këtë popullatë civile. Iu bëj thirrje të gjithë muslimanëve në botë që këtë mbrëmje të falin 2 rekatë namaz dhe të luten për shpëtimin e 200 mijë muslimanëve në Halep që ndodhen nën rrethim. Unë si një turkmen i bëj thirrje kryesisht muslimanëve në Turqi dhe në të gjithë botën për ndihmë ndaj popullatës së Halepit të cilët presin vdekjen nën rrethim, në uri dhe në mjerim”, është shprehur Ebo Gadap Firaz./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit