1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ban Ki-Moon kërkon ndaljen e menjëhershme të masakrave në Siri

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u kërkoi të mërkurën palëve të përfshira në konfliktin sirian, në veçanti autoriteteve të qeverisë, ”që në emër të mbarë njerëzimit të ndalonin menjëherë masakrat në vend”, gjatë një fjalimi të mbajtur në një Konferencë Donatorësh, të zhvilluar në Kuvajt, që ka synim grumbullimin e fondeve për ndihma humanitare drejt Sirisë.

”U bëj thirrje palëve dhe në veçanti autoriteteve qeveritare të Sirisë, që në emër të njerëzimit t’i ndalin menjëherë vrasjet dhe masakrat”, u shpreh kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky apel pason një tjetër po të njëjtë të bërë nga i dërguari i posaçëm ndëkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi i cili kërkoi veprime konkrete nga Këshilli i Sigurimit në OKB dhe shtoi se Siria po shkatërrohej ”pak nga pak çdo ditë”.

”Një nivel i paprecedentë i akteve të dhunës ka përfshirë vendin”, u shpreh Brahimi vetëm disa orë pas zbulimit të një ekzekutimi masiv prej të paktën 65 të rinjsh në Alepo.

”Rajoni po shkon drejt një situate ekstremisht të patolerueshme”, theksoi ai.

”Ndaj kam kërkuar veprim nga Këshilli i Sigurimit dhe ky i fundit nuk mund të shpreht se nuk ka arritur një marrëveshje dhe ndaj duhet pritur për një moment më të mirë, por duhet të veprojë në mënyrë emergjente”, deklaronte Brahimi me tone të ashpra.

”Këtij problemi katastrofik i duhet gjetur një zgjidhje tani”, përfundoi i dërguari ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit