7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Bamirësia

Më të lexuarat

Allahu thotë në Kuran në suren el-Bekare:

“270. Çdo gjë që të shpenzoni nga pasuria dhe çdo zotim (nedhër) që të bëni, të jeni të sigurt se Allahu i di të gjitha. Për të padrejtët nuk ka ndihmëtarë. 271. Nëse i jepni lëmoshat haptazi, kjo është mirë; por, nëse ua jepni të varfërve fshehurazi, kjo është edhe më mirë për ju, sepse kështu Ai (Allahu) jua fal gjynahet tuaja. Allahu i di hollësisht veprat tuaja.”

Koment:

270. Çfarëdo që të keni shpenzuar për hir të Zotit, pak apo shumë qoftë, ose çfarëdo zotimi t’i jeni përmbajtur nga ana juaj, me të cilin nuk keni qenë të obliguar, pa dyshim që Allahu e di më së miri dhe asgjë s’ka për të humbur tek Ai. Përkundrazi, Ai ka për t’ju shpërblyer për gjithçka që keni bërë me një shpërblim edhe më të madh. E mizorët që pengojnë nxjerrjen e asaj që e kanë detyrim dhe shkelin dispozitat e Allahut, nuk ka se kush t’i mbrojë prej dënimit të Ditës së Kiametit. 271. Nëse e bëni publike pasurinë që jepni lëmoshë, kjo është mirë (e pranueshme). Por nëse atë ua jepni fshehtas të varfërve, kjo është edhe më e mirë se publikimi, pasi është më pranë sinqeritetit, si dhe për arsyen se lëmosha e të sinqertëve shërben si mbulesë për fajet dhe gjynahet e tyre. Allahu është i ditur për gjithçka që bëni dhe asgjë s’mund t’ia fshihni Atij.

(Shpjegimi i përmbledhur i Kuranit, fq. 48)

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit