9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

“Baba, ti më vrave…”

Më të lexuarat

(Histori e dhimbshme)

Në një rrugë para syve të një zonje, ndodhi një aksident. Si pasojë një djalosh të plagoset rëndë, me ndihmën e disa njerëzve që ndodheshin aty e vunë 20-vjeçarin në makinën e zonjës e cila e transportoi menjëherë në spital. Djaloshi kishte hemorragji, zonja arriti në spital sa më shpejt që mundej.

Turni i natës e mori djaloshin nga makina e zonjës dhe e futen brenda, hyri bashkë me ta dhe zonja për të mësuar kush ishte djaloshi dhe për të njoftuar familjen e tij.

Mjekët e turnit diagnozuan se duhej menjëherë të hynte në sallën e operacionit, e njoftuan kirurgun i cili për të bërë operacionin donte 1000 euro!

Ja thanë zonjës e cila i pyeti çfarë po ndodh? Dhe që nuk e njihte djaloshin.

E informuan mjekun, por atij nuk i interesonte kjo, ai i donte paratë.

Zonja duke e parë djaloshin që ngadalë po vdiste tha: Mirë vazhdoni po shkoj t’i sjell paratë!

Dhe me të vërtetë zonja i solli paratë dhe atëherë mjeku erdhi.

Por çfarë ironie të servon nganjëherë jeta, atë natë pa se para syve ishte djali i tij që po jepte shpirt.

Sapo pa djaloshin ai shtangu, ngeli ne vend, u zverdh, u zbardh,mori ngjyrën e të vdekurit.

Ra mbi djaloshin duke ulëritur! Dhe djaloshi i tha fjalët e tij të fundit:

-Baba më vrave, dhe dha shpirt.

Zonja e dëshpëruar nga kjo ngjarje me lot në sy, ia hodhi parat në fytyrë mjekut dhe i tha.

-Merri të bësh varrimin e djalit tënd!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit