13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Azem Vllasi: Ja si Vuçiç zbaton skenarët e Millosheviçit…

Më të lexuarat

Ish-udhëheqësi kosovar nën ish-Jugosllavi: Serbët e Kosovës, pengje të Beogradit

“Askush nuk mund t’ju ngacmojë!”, do thoshte Sllobodan Millosheviç 35 vjet më parë në Kosovë, pos së cilës pasuan luftra gjakatare në emër të mitit të serbëve të persekutuar nga fqinjët.

Bilanci dihet: krime të llahtarshme serbe në Bosnje dhe Kosovë, por që Beogradi s’i pranon. Përkundrazi, vijojn të ushqejë mitin se ata janë viktima e jo persekutorë. Këtë gjë vijon ta bëjë Vuçici, sipas Azem Vllasit, njeriut që më së miri e njohu Millosheviçin, si një ndër drejtuesit e Kosovës nën ish-Jugosllavi. Sipas tij, këtë politikë po trashëgon dhe Vuçiçi, edhe si një ish-zëdhënës i tij.

Abuzimi me serbët e Kosovës

“Edhe sot me Vuçiçin shohim të njëjtin skenar ndaj Kosovës dhe abuzimin me serbët të Kosovës për nevojat dhe interesat e politikës serbe të krijuar 35 vjet më parë nga Millosheviçi”, ka thënë ish-politikani jugosllav dhe avokati i njohur prishtinas, Azem Vllasi, i cili ishte në pranë Millosheviçit në momentin kur u tha fjalia ogurzezë, e njohur për të gjithë në ish-Jugosllavi.

Vllasi po komenton kështu incidentet e rishfaqura të dielën kur serbët vendas parkuan kamionë të ngarkuar me zhavorr dhe makineri të tjera të rënda në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, në territorin me shumicë serbe, gjë që shkaktoi tensione të reja.

Sipas historisë së mirënjohur të Beogradit, pasionet vluan dhe mediat dhe njerëzit rreth Presidentit serb Aleksandar Vuçiç i ushqyen më tej ato. U përmend edhe ardhja e ushtrisë serbe. NATO u përgjigj gjithashtu dhe Beogradi u mbështet nga Rusia, duke njoftuar se “ato do të dërgojnë edhe armë – nëse është e nevojshme”. Skena për një tjetër fatkeqësi ballkanike është këtu.

“Fillimisht shpik një tufë gënjeshtrash për rrezikun e serbëve, e më pas paraqitet si mbrojtës i tyre, arsyen dhe kohën e ngritjes së tensioneve dhe përsëritjen e autoriteteve të Kosovës si kërcënim për serbët e zgjedh sipas nevojave të tij”, thotë Vllasi.

Pogromet e Vuçiçit

Tani, shton Vllasi, synimi i tij është të largojë vëmendjen nga fakti se në mesin e vendeve demokratike evropiane, vetëm Serbia qëndron pranë Rusisë dhe Putinit për agresionin ndaj Ukrainës.

“Dhe gjithashtu nga problemet reale në Serbi, ku Novi Sadi po vlon nga një rebelim kundër qeverisë së tij. Ai gjithashtu dëshiron të vonojë dialogun me Kosovën sepse e di që finalja duhet të pasohet nga njohja e Kosovës si shtet“, arguementon Azem Vllasi.

“Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të ngritur tensione ndaj Kosovës, pasi bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës 11 vjet më parë për regjimin kufitar mes dy vendeve dhe për regjistrimin e automjeteve të qytetarëve nga pjesa veriore e Kosovës, siç vlen për të gjithë qytetarët e Kosovës. Por Vuçiç e quan ‘pogrom ndaj serbëve”.

Pjesa veriore e Kosovës është peng nga Vuçiqci. Sa herë që i duhet, ngre një grup aty për të krijuar probleme. Pastaj ndalet dhe ai mburret se si e ruajti paqen dhe i mbrojti serbët”, ka përfunduar Vllasi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit