21.2 C
Pristina
Tuesday, July 16, 2024

Avokati serb: Dyshja Vuçiq-Vulin janë organizatorët e padiskutueshëm të sulmit terrorist në Kosovë

Më të lexuarat

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ishin organizatorët e sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Avokati serb tha se Bojan Mijaliloviç – truproja i drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin, u vra të dielën teksa po organizonte skenarin Donbas& Krime 2014 në Kosovë së bashku me Milan Radoiçiqin (një kryengritje e rreme e armatosur e serbëve nën pretekstin e ‘terrorit të Kurtit’, që do të koordinohej nga Beogradi nga ana e Aleksandar Vuçiq).

Stojakoviq përmes një postimi në platformën “X” tha se gjatë përleshjes së armatosur Milan Radoiçiq u plagos.

Ai thotë se Vulin dhe Radoiçiq janë agjentë të presidentit rus Vladimir Putin në Serbi.

“Drejtori i BIA-s Vulin është numri 1 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi. Milan Radoiçiq është numri 9 në listën TIPARS të agjentëve të Putinit në Serbi”, shkruan avokati serb, transmeton Telegrafi.

Më tej ai thotë se “në vitin 2019 Aleksandar Vuçiq mori medaljen ‘Alexander Nevsky’ nga Vladimir Putin, e cila jepet ekskluzivisht për të paktën 20 vjet shërbim në Federatën Ruse”.

Ambasadat dhe diplomatët perëndimorë i besuan gënjeshtarit Aleksandar Vuçiq. Sa më shumë dhe më mirë të gënjente Aleksandar Vuçiq, aq më shumë diplomatët perëndimorë e besonin”, thotë avokati Stojkoviq, duke shtuar se “Gjatë asaj kohe, Aleksandar Vuçiq ishte duke negociuar skenarin Donbas& Crime në Kosovë në dhomën e shurdhër në ‘Kurorën e Andriqit’”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit