22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Avokati beogradas: Serbia po përgatitet për luftë!

Më të lexuarat

Paralajmërimi i Cedomir Stojkoviçit pas një dekarate të Dodikut

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, në Serbi mori pjesë në analizën e kapaciteteve operacionale dhe funksionale të Forcave të Armatosura të Serbisë për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024. Dodik e shfrytëzoi këtë rast për t’iu drejtuar dhe akuzuar “muslimanët dhe boshnjakët për kërcënime ndaj paqes dhe popullit serb”.

Si reagim ndaj këtj zhvillimi, avokati i njohur nga Beogradi dhe themeluesi i grupit të Oktobarit, Çedomir Stojkoviç, paralajmëroi se “Serbia pa dyshim po përgatitet për luftë!”, dhe shpjegoi pse mendon kështu.

“Aleksandar Vuçiç sapo njoftoi planet e reja për Ushtrinë Serbe: 1) Sistemet raketore AA nga Kina; 2) Sasi të mëdha të dronëve vetëvrasës (nga Irani, të prodhuara në Serbi – ai nuk e tha këtë në mënyrë eksplicite, por ne e dimë se); 3) Sistemet e bllokimit elektronik nga Rusia; 4) blerjet e mëdha të mjeteve luftarake Lazar 3 dhe Miloš (prodhuar në Serbi); 5) kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

 Kjo po ndodh në një kohë kur: – Aleksandar Vulin (drejtor de facto i BIA-s) merr medaljen e drejtorit të FSB-së ruse Bortnikov; Milorad Dodik i jep medaljen Viktor Orbanit; Vladimir Putin u jep medalje Dushan Bajatoviçit dhe Nenad Popoviçit; Ministrja Danica Grujiçiç përfundon memorandumin për bashkëpunim me Federatën Ruse; vetëm 5 muaj më parë Serbia organizoi një organizatë terroriste paraushtarake në Kosovë përmes Milan Radojiçiçit; Milorad Dodik merr medalje nga Putini (qershor 2023); Milorad Dodik i jep medalje Putinit (janar 2023); Milorad Dodik kërcënon shkëputjen e Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan kështu Stojkoviç.

​Kujtojmë se ditë më parë, ky avokat dhe activist politik nga Beogradi, do kryente homazhe te varrezat e Jasharajve në Prekaz, shoqëruar me një kërkim ndjese. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit