10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Avioni përplaset me autobusin, 10 viktima

Më të lexuarat

Të paktën dhjetë persona mbetën të vrarë pasi autobusi u tyre u përplas me një avion mallrash në ulje, jashtë aeroportit të Akrës, në Gana.

Ndonëse avioni pësoi disa dëmtime, pilotët arritën të kontrollonin mjetin dhe asnjë prej të katër anëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua, transmeton TCH.

Televizionet vendase transmetuan të dielën pamje të avionit “Boenig 727” të dëmtuar rëndë.

Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi pasi për arsye të pazbuluara, avioni tejkaloi pistën dhe gardhin rrethues të aeroportit, duke ndaluar në një rrugë makinash, përtej aeroportit.

Zëvendëspresidenti i Ganës, John Dramani Mahama, i kërkoi reporterëve që të mos nxjerrin përfundime të parakohshme për këtë ngjarje. “Nuk duhet të arrijmë në konkluzione. Një hetim po zhvillohet për të zbuluar se çfarë ndodhi me te vërtetë dhe vetëm atëherë mund të kuptojmë se e kujt është përgjegjësia për këtë aksident”./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit