9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Avionët izraelitë godasin dy pika të Hamasit në Gaza

Më të lexuarat

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha se avionët luftarakë izraelitë goditën një punishte armësh e cila ishte qendër e rëndësishme e Hamasit për prodhimin e raketave

Ushtria izraelite njoftoi se avionë luftarakë goditën dy pika të Hamasit në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një postim nga llogaria e tij në Twitter tha se avionët luftarakë izraelitë goditën një punishte armësh e cila ishte qendër e rëndësishme e Hamasit për prodhimin e raketave.

Avionët vendosën në objektiv edhe një tunel të Hamasit në jug të Gazës, njoftoi Adraee duke shtuar se sulmi në fjalë është ndërmarrë kundër lëshimit të një rakete mbrëmë nga Gaza drejt Izraelit.

Thuhet se si pasojë e sulmit nuk ka pasur humbje jete dhe se janë shënuar dëme në ndërtesa.

Në një deklaratë nga Brigadat Izz ad-Din Al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit thuhet se ndaj sulmeve të avionëve izraelitë është dhënë kundërpërgjigje me raketa tokë-ajër.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem në një deklaratë në një kanal lokal lajmesh vuri në dukje se forcat e rezistencës duke dhënë kundërpërgjigje ndaj sulmit të Izraelit kanë treguar se “Nuk do të lejojnë që Izraeli të ndryshojë ekuacionet dhe se do të vazhdojnë të mbrojnë popullin e Palestinës”.

“Ky qëndrim i terrorit sionist dhe qasjes naziste, nuk do të mund ta shuajë zjarrin e revolucionit që digjet brenda popullit tonë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim popullin tonë”, deklaroi Qassem duke theksuar se sulmet e Izraelit kundër popullit të Palestinës janë shtuar.

Në një deklaratë më parë nga ushtria izraelite u njoftua se ishte përcaktuar një raketë e lëshuar drejt Izraelit nga Rripi i Gazës por që për parandalimin e raketës nuk u aktivizua ndonjë sistem mbrojtës.



/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit