9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Astana, nis raundi i gjashtë i bisedimeve për Sirinë

Më të lexuarat

Sipas informacioneve të marra mësohet se axhenda kryesore përbëhet nga çështjet për vendosjen e kufijve të rajonit jokonfliktual në qytetin Idlib dhe zbatimi i armëpushimit brenda kufijve

ASTANA (AA) – Raundi i gjashtë i bisedimeve për Sirinë, që zhvillohet në kryeqytetin Astana të Kazakistanit, ka nisur me bisedimet teknike dypalëshe dhe trepalëshe mes delegacioneve të Turqisë, Iranit, SHBA-ve, Kombeve të Bashkuara, Jordanisë, regjimit të Asadit dhe opozitës siriane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ditën e parë të raundit të gjashtë të bisedimeve delegacionet teknike të Turqisë, Rusisë dhe Iranit zhvillojnë bisedime dypalëshe.

Sipas informacioneve të marra nga palët pjesëmarrëse në takim mësohet se axhenda kryesore përbëhet nga çështjet për vendosjen e kufijve të rajonit jokonfliktual në qytetin Idlib dhe zbatimi i armëpushimit brenda kufijve.

Gjithashtu në mesin e çështjeve që duhet të diskutohet është edhe lirimi i ndërsjellë i të burgosurve dhe pengjeve që ka regjimi, dorëzimi i trupave të pajetë dhe vendimi për kërkimin e personave të zhdukur.

Delegacioni turk kryesohet nga zëvendës sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme, Sedat Önal, delegacioni rus nga Përfaqësuesi i Posaçëm i presidentit Vladimir Putin për Sirinë, Aleksander Lavrentiev, ndërsa në krye të delegacionit iranian është zëvendësministri i Jashtëm, Husein Xhabiri.

Ndërsa SHBA-të në takim marrin pjesë si vëzhgues me përfaqësuesin Zëvendës Nënsekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përgjegjës për Marrëdhëniet e Lindjes së Afërt, David M. Satterfield.

Gjithashtu me statusin e vëzhguesit merr pjesë edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm të Jordanisë, Navaf Vasfi Tel.

Ndërkohë bëhet e ditur se në Astana për zhvillimin e takimeve dypalëshe qëndron edhe Përfaqësuesi Special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura.

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit mësohet se për herë të parë si vëzhgues merr pjesë edhe Katari.

Takimi kryesor pritet të zhvillohet të premten pasdite pasi të përfundojnë bisedimet teknike me dyer të mbyllura për mediat.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit