16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Asadi kritikon Anglinë për qëndrimin ndaj Sirisë

Më të lexuarat

Kryetari i Shtetit të Sirisë, Beshar Esad, ka sulmuar sërish fuqitë e huaja, ndërkohë që vazhdon të shtypë me gjak kërkesat e qytetarëve sirianë që kërkojnë demokraci dhe liri.

Esadi i është drejtuar me akuza të rënda Anglisë duke thënë se Anglia, që për shekuj ka ndjekur politika “persekutuese”, nuk do të mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit sirian.

Në një intervistë për gazetën britanike “Sunday Times” Kryetari i Shtetit të Sirisë e kritikon Londrën për qëndrimin që mban ndaj vendit të tij.

Politikat e qeverisë britanike ndaj Damaskut zyrtar Esadi i vlerëson si “politika joprofesionale, të paqëndrueshme dhe jorealiste”.

Për shekujt të tërë Anglia ka ndjekur politika “persekutuese, tirane dhe jo-konstruktive”, ka pretenduar Esad duke shtuar se Londra nuk do të jetë në gjendje kurrë të ndihmojë në zgjidhjen e problemit në vendin e tij (Siri).

“Nga një zjarrvënës nuk presim që të jetë një zjarrfikës që do të shuante zjarrin”, nënvizoi kreu i Damaskut, Beshar Esad./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit